Stikera Sailor Moon

Stikera Sailor Moon

500 L

Ka stok

 

25 stikera të ndryshëm me figura nga Sailor moon. Komplet seti është me të gjithë simbolet karakteristike të animes.

Pjesë e setit të produkteve Gifi Box “Sailor Moon”.

Informacion shtesë

Stikera të ndryshëm me figura nga Sailor moon. Komplet seti është me të gjithë simbolet karakteristike të animes. Të gjithë e kemi gjetur veten në personazhet kryesore të sailormoon teksa e shikonim gjithë kërshëri. Kjo vlen vetëm për më të rriturit, pasi fëmijët janë ende duke e parë.

Këto stikera janë zgjedhja e duhur si dhuratë për breza të ndryshëm. Do bënte njësoj të lumtur të mëdhenj e të vegjël. Përpara se ti shikoni të gjithë stikerat, ju sfidojmë që të kujtoni sa më shumë të mundeni figurat kryesore që bëjnë pjesë në të. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për tu përdorur nga të rriturit sëbashku me fëmijët. Lojërat në familje janë gjithnjë interesante.

Sailor Moon është një seri animesh mahō shōjo, një transpozim i mangës me të njëjtin emër nga Naoko Takeuchi. Saga, e prodhuar nga Toei Animation nga viti 1992 deri në 1997, përbëhet nga 5 seri televizive, për një total prej 200 episodesh në total, 3 filma artistikë, 2 filma të shkurtër dhe një speciale televizive e ndarë në tre pjesë.

Protagonistët e animes janë : Sailor Plutoni, Sailor Uranus, Sailor Neptuni, Sailor Mercury, Tuxedo Kamen, Sailor Mars, Sailor Moon, Sailor Chibimoon, Sailor Jupiter dhe Sailor Venus.

Ngjitëset apo etiketat zakonisht janë më të vogla në formë dhe vendosen në pajisje si laptop, shishet e ujit etj Për të ngjitur stikerat në laptop është shumë e thjeshtë. Së pari pastroni pjesën ku do ti ngjisni me alkool, hiqni ngjitësen në pjesën e pasme të stikerit dhe cdo gjë është gati. Mjafton vetëm të zgjidhni pozicionin dhe mënyrën si do ti vendosni. Jemi të sigurt që dhe shokët tuaj do të jenë të lumtur po ti bëni një dhuratë të tillë.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Stikera Sailor Moon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0