Set klasik për meshkuj

Set klasik për meshkuj

5,000 L

Set klasik për meshkuj me 9 produkte të ndryshme e cila përmban: kravatë, kapëse kravate, papion, mansheta, kunja për xhaketën, shami.

SKU: 10303 Kategori: , ,

Informacion shtesë

Set klasik për meshkuj me të gjithë aksesorët plotësues të një kostumi. Ky set ka realisht shumë sy dhe do të jetë nga ato dhurata për djem që do të ju nderojnë. Material tepër cilësor dhe ngjyra shumë të bukura. Të përshtatshme për tu vendosur në raste të veçanta por edhe në përditshmëri gjatë angazhimeve në biznes ose poltikë. Një zgjedhje shumë e mirë ky set mund të jetë për partnerin tuaj i cili është i përfshirë në fushën e biznesit apo atë të politikës. Mund t’i veshin i apo kombinojnë edhe gjatë një interviste pune. E sigurt që do të bini në sy e do të lini një shije të mirë.

Përgjithësisht meshkujt që janë pjesë e botës së biznesit dhe të politikës kanë një kod veshje që duhet ta respektojnë gjithmonë. Prandaj, për ta është e rëndësishme të duken serioz, të rregullt por edhe bukur. Kollarja është ai aksesor që nuk mungon asnjëherë qoftë edhe duke mbajtur veshur vetëm këmishë. Arsyeja kryesore pse burrat veshin kravata është që t’i bëjnë veshjet e tyre më interesante. Kravatat janë aksesorë të modës dekorative që vishen rreth qafës nën një jakë. Ka aksesorë të tjerë që mund të vishni në vend të kravatës, por kravatat janë ndoshta aksesori më i vjetër në modën e meshkujve.  Ju sugjerojmë këtë set kollare, papion, mansheta etj e cila do ju shoqërojë në shumë raste gjatë jetës suaj. Nuk do t’i humbasi kurrë as vlera e as rëndësia. Një koleksion aksesorësh me një dizajn unik e  me një cilësi të jashtëzakonshme.

Kravatat kanë simbolizuar gjithmonë fisnikërinë, nderin dhe rendin. Me origjinë nga Evropa e shekullit të 17-të, mercenarët kroatë që shërbenin në Francë ishin të parët që mbanin shami me nyje për të sinjalizuar pozicionin dhe aleancat e tyre. Mbreti Louis XIV i Francës e admironte aq shumë veshjen e qafës, sa filloi të vishte kravata si një artikull në stilin e statusit.

Dhuratat për meshkuj janë gjithmonë të vështira për tu zgjedhur por bëhen më të lehta në raste specifike. Dhurata të tilla të cilat  i kemi gati në një set me produkte që në një moment të jetës i duhen patjetër një mashkulli, janë ideale. Akoma më mirë nëse po planifikon të martohet së shpejti dhe është në kërkim të aksesorëve plotësues të kostumit. Ky set formal për meshkuj prej 9 pjesësh ofron seriozitet dhe elegancë.

Një dhëndër duhet patjetër ti ketë në harmoni kombinimet e ngjyrave dhe modeleve që do të mbajë veshur pasi në atë ditë ai ndodhet në qendër të vëmendjes. Aksesorët e dhëndrit tanimë mund ti gjeni të gjitha në një kuti të vetme. Keni mundësi të ndryshme zgjedhje edhe në ngjyrat që do të dëshironi të mbani veshur. Mjafton të shfletoni albumin e fotove dhe do të ju shfaqen të gjitha njëra pas tjetrës.

Ky është një set dhuratë për djem me 9 produkte të ndryshme e cila përmban: 1 kravatë, 1 kapëse kravatë, 1 papion, 2 mansheta, 2 kunja për xhaketën, 2 shami. E kompletuar deri në detaje dhe me një paketim tepër fin. Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta porosisni për veten tuaj apo për një mik.

Kjo dhuratë përshtatet për kategori të ndryshme njerëzish. Më sipër ne kemi përmendur vetëm disa prej tyre por ju mund ta përshtasni më së miri për persona të ndryshëm të jetës suaj. Ky set do të ishte njësoj i përshtatshëm edhe si dhuratë për shefin, dhuratë për babin, dhuratë për bashkëshortin etj për shkak të cilësisë së lart që ka. Çdo mashkull në jetën tuaj me një stil paksa serioz do e pëlqente të kishte të gjithë aksesorët që do të plotësonin pamjen e tij. Pra, dhurata tek ne bëhet një zgjedhje tepër e lehtë për shkak të mundësive të shumta që ofrojmë.

Reviews

    Bëhuni i pari që shqyrton “Set klasik për meshkuj”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0