Oktapod prej pellushi

Oktapod prej pellushi

1,000 L1,500 L

Pellush oktapod dekorues në dy ngjyra dhe dy gjendje humori.

(2 shqyrtime nga klientë)

Informacion shtesë

Përmasa 200 × 100 mm

Pellush dekorues në dy ngjyra, duke u përdorur nga dy anë të ndryshme të cilat shprehin gjendjen tuaj emocionale. Ngjyra x tregon që ju jeni në humor të mirë dhe ngjyra y që ju ndiheni të mërzitur. Keni mundësinë të zgjidhni disa ngjyra të ndryshme në varësi të preferencave tuaja. Oktapod dhuratë i cili tregon pa fjalë gjendjen tuaj emocionale.

Dekor i përshtatshëm për tu mbajtur në tavolinën tuaj të punës dhe jo vetëm. Dhurata më argëtuese që do ti pëlqente të gjithëve. Sidomos nëse po mendon të blesh një dhuratë për të dashurën tënde. E dimë shumë mirë sesi luhatet humori te femrat kështu që ky oktapod prej pellushi do të ishte një dhuratë e këndshme.

A po kërkon një dhuratë unike për dikë që ka gjithçka? A njeh dikë që i do krijesat e detit? Ndoshta po kërkon një dhuratë për dikë që është pak jashtë normales, kështu që një produkt i thjeshtë por i lezetshëm të bën punë. Gifi ka gjithmonë zgjidhje për ju!

Këto dhurata oktapodi me kthim janë po aq unike dhe të pazakonta sa edhe personi për të cilin po bën shoping. Këto dhurata janë për të gjitha moshat dhe gjinitë, kështu që ju do të gjeni diçka për të gjithë ata që i duan këto krijesa unike detare. Këto dhurata unike janë të përshtatshme për të gjitha rastet e festave që një person mund të ketë. Qoftë dhuratë për ditëlindje, dhuratë për përvjetor, dhuratë për qejf etj

Oktapod i lumtur dhe oktapod i mërzitur, cili version je ti? Përditshmëria na bën që të dyja këto gjendje emocionale ti përjetojmë herë pas here por jo të gjithë mund ta shprehin këtë gjë. Në punë ju mund ta përdorni këtë oktapod me dy versione humori shumë kollaj. Mjafton ta vendosni në tryezë në anën e duhur dhe të gjithë do ta kuptojnë nëse duhet t’ju flasin apo jo.

Kjo lojë është e përsosur për lehtësimin e stresit dhe ju lejon të shfaqni humorin tuaj pa thënë asnjë fjalë! Merre këtë Oktapod humori për t’i treguar miqve, kolegëve dhe familjes tënde se si ndihesh në të vërtetë. Vlen akoma më shumë për ty që je një person introvert. Ky është momenti i duhur që ti bësh vetes një dhuratë.

Si fëmijët, ashtu edhe të rriturit do të pëlqejnë pëlhurën super të butë dhe madhësinë e pellushave oktapod e cila nuk është as shumë e madhe dhe as shumë e vogël. Imagjino se sa të gëzuar do të jenë fëmijët kur të luajnë me një lodër pellushi të tillë. Mund të jetë shumë argëtuese por gjithashtu edhe ti ndihmojë ata për të kuptuar gjendjet e ndryshme të humorit.

A jeni duke kërkuar dhurata për festat e fundvitit për fëmijët tuaj? Ky pellush i bukur me dy faqe është zgjedhja jote më e mirë.  Ngjyrat e bëjnë tepër interesante dhe gjithashtu rrotullimi nga brenda jashtë për të ndryshuar pamjen e opktapodit. Octopus mood do të jetë një nga ato dhurata që do të përdoret nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Pjesa më e mirë është që mund të lahet.

Dizajni unik i oktapodit me kthim prej pellushi ju ofron përvoja të ndryshme vizuale dhe shqisore. Kjo për shkak se për secilën gjendje humori është një ngjyrë e ndryshme. Aksesor dekorues unik dhe interesant. Kjo është një dhuratë që tregon emocion dhe që dhuron emocion. Ky oktapod me dy fytyra me kthim është një aksesor që mund të vendoset kudo. Jo vetëm do të tregojë një gjendje emocionale por edhe si dekor i ambjentit do të duket shumë bukur.

Për ty që je në kërkim për një dhuratë të lirë dhe të mirë tek Gifi gjeni zgjidhje. Kur zgjedhjen për dhuratë e lë në momentin e fundit ky oktapod me dy krahë do të nderojë. Të jeni të sigurt që kujtdo që do të ja dhuroni ka për ta pëlqyer. Dhuratë më cute se ky nuk do të gjeni!!

2 reviews for Oktapod prej pellushi

  1. Adrian

  2. Mirela

    Eshte shume i bukur, shume faleminderitt!!!

Add a review

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0