Vathë Cool AF

Vathë Cool AF

600 L

Vathë Cool AF!

Modele të ndryshme dhe me një stil unik, duke u përshtatur në këtë mënyrë edhe me personalitetin e vajzës që do ti mbaj veshur.

SKU: 10321 Kategori: , , , Etiketa: ,

Informacion shtesë

Vathë Cool AF! Vathët më cool do të mund ti gjeni këtu tek ne. Disa modele të ndryshme dhe me një stil sportiv e unik,  duke u përshtatur në këtë mënyrë edhe me personalitetin e çdo vajze që do ti mbante veshur. Pala e parë e vëthëve është tepër interesante pasi janë në formën e një mandarine ku njëra prej tyre është e zhveshur nga lëkura. Jam e sigurt që do të jenë unike për ju dhe për të gjithë personat e tjerë që do ti shohin. Ndërkohët pala tjetër janë në formën e një kapuçi të thurur. Ndërthurje e një stili vintage dhe modern. Dhuratë ideale për çdo vajzë.

Kujtoni miqtë tuaj të cilët janë studentë të universitetit të arteve dhe menjëherë do të përshtasni këto modele me ta. Kjo gjë për shkak se ata kanë një stil më të guximshëm dhe unik. Një nga modelet më të bukura që mund të jenë dhurata ideale për këta persona janë vathët me simbolin e violinës. Në njërin vesh violina dhe në tjetrin harku! Kombinim tepër interesant apo jo? Madhësia e vathëve është mesatare, mjaftueshëm për të rënë në sy e për tu dukur me stil.

Stili që kanë këta vathë bën të mundur kombinimin e tyre në periudha dhe kohë të ndryshme. E themi këtë gjë për shkak të modelit të tyre. Ato me kapuç janë ideale për në dimër ndërsa ato mandarinë ideale për në verë. Sigurisht që ju po mendoni kombinimet sipas karakterit tuaj apo të personit që do të ja dhuroni. Ndërkohë vathët me simbolin e violinës mund të jenë perfekte për tu veshur gjatë një spektakli apo një mbrëmje ku ju do të jeni duke luajtur violinë

Te The Giftery ju do të gjeni modele të ndryshme vathësh. Dizajne tepër  elegante të ndërthurur me forma, gur dhe gdhendje. Vathët cool AF janë kombinimet të cilat do të dukeshin bukur te secila vajzë. Stili i tyre po aq sa është minimal është edhe modern. Këto vathë do të ishin një dhuratë ideale për motrën tuaj, mikeshën tuaj, të dashurën tuaj.

Epo, nëse po kërkoni për bizhuteritët më të mira për vajza, atëherë ne kemi disa përgjigje për ju. Mjafton të hulumtoni pak në faqen tonë dhe do të shihni një sërë unazash, varësesh apo edhe sete të plota bizhuterish për vajza. Duke i parë të gjitha do ta keni edhe më të lehtë përzgjedhjen dhe përshtatjen me shijen e personit që do të ja dhuroni. Të gjithë kanë një shije të ndryshme në bizhuteri dhe stilin e tyre.

Thonë që diamantet janë miku më i mirë i një vajze, por unazat e bukura, vathët, byzylykët fine dhe të thjeshta argjendi mund ta bëjnë atë të ndihet po aq e veçantë sa të mbante në duar edhe gurin më të çmuar. Lloji i bizhuterive që vesh varet edhe nga rasti edhe nga personi që e mban veshur. Prandaj mënyrat e kombinimit dhe të personalizimit të veshjes më një bizhuteri janë të larmishme.

Bizhuteritë janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur personalitetin e dikujt. Është dhurata perfekte për dikë që dashuroni, kështu që kjo mund të jetë zgjedhja juaj si dhuratë për shën valentin. Dhurata për të dashurën do jetë një zgjedhje e lehtë tek ne.

Njerëzit që mbajnë bizhuteri argjendi zakonisht kërkojnë diçka që duket klasike dhe elegante, por që ka edhe pak stil në të. Bizhuteritë e argjendta janë të shkëlqyera për njerëzit që duan të duken me klas, por nuk duan që aksesorët e tyre të jetë shumë të ndezur ose të ekzagjeruar. Stili minimalist dhe elegant në të njëjtën kohë është ajo cka përfaqësojnë të gjithë aksesorët e bizhuve që do të mund të shikoni në faqen tonë.

Në faqen tonë do të gjeni edhe bizhuteri Argjend 925 i cili është një specifikim për bizhuteri të cilat kanë një përmbajtje të lartë të pastër argjendi. Një dhuratë që ju a bën zgjedhjen shumë të lehtë për raste të veçanta.

Reviews

    Bëhuni i pari që shqyrton “Vathë Cool AF”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0