Dekorues Kafeje (16 copë) + Gotë me sitë

Dekorues Kafeje (16 copë) + Gotë me sitë

600 L900 L

Dekorues kafeje për bar-kafe dhe shtëpi. Mjafton pak kakao ose kanellë e vendosur në gotën me sitë dhe mund të pluhrosni mbi figurën tuaj të preferuar.

SKU: 10195 Kategori:

Informacion shtesë

Ju pëlqen kur makiato apo kapuçino ju vjen e dekoruar në lokal me mënyra të ndryshme? Të gjithëve na pëlqen kur porosisim një kapuçino ose latte të shijshme nga një bar-kafe dhe e servirin me një zemër të bukur, me tulipan ose me një dizajn tjetër. Na sjell gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë dhe na e ndriçon ditën! The Giftery ju ofron 16 lloje të ndryshme dekoresh që mund t’i përdori një barist dhe jo vetëm. Komode për tu përdorur në bar-kafe dhe në shtëpi. 16 modele të ndryshme të cilat do të ju japin mundësinë ti kombinoni sipas rasteve të ndryshme. Servirja e kafes në mëngjes për partnerin/en tuaj nuk ka pse të jetë më e thjeshtë. Tani mund të thuash të dua jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Jo vetëm në kafe apo qumësht por këtë aksesor dekorues me forma ju mund ta përdorni edhe për zbukurimin e ëmbëlsirave të ndryshme. Në një kek apo një muffin do të dukej vërtet shumë bukur figura e krijuar nga spërkatja me sheqer pluhur. Akoma mund të krijosh modele shumëngjyrëshe sipër tyre dhe kjo është mbi të gjitha një mënyrë argëtuese dhe e lehtë për të veshur kekun tuaj, për t’ju bërë përshtypje miqve, anëtarëve të familjes dhe të ftuarve tuaj.

Llojet e shumta të dizajneve dekoruese ju japin mundësi që ti përshtasni për të gjithë personat në familje. Nëse je duke i përgatitur fëmijës suaj një kakao, atëherë pjesën e pluhrosjes më kanellë mund të já lini atij në dorë për ta bërë me dizjanin e preferuar. Në këtë mënyrë ju do të kryeni edhe një aktivitet prind-fëmijë e cila është shumë e rëndësishme për të dyja palët.

Disa nga dizjanet që bëjnë pjesë në këtë set janë: arushi panda, i love u, buzëqeshje,fjongo etj. Këto forma janë të shoqëruara edhe nga një aksesor me sitë i cili e bën akoma më të lehtë realizimin e figurës. Për të ju lehtësuar punë edhe baristëve por edhe për ta bërë punën e tyre akoma edhe më interessante ne ju sugjerojmë përdorimin e këtyre formave. Nëse i dashuri/a juaj punon banakier/e ju do ta nderonit me një dhuratë të tillë. Disa prej tyre mund ti mbani edhe për vete për ti përdorur në shtëpi, në këtë mënyrë bëni një blerje të zgjuar e cila i hyn në punë të dy palëve.

Nëse doni të shërbeni kafe të bukur dhe mbresëlënëse, mund t’ju duhet të merrni kurse baristash për disa vjet dhe të mësoni aftësitë e duhura vetëm për të mësuar të bëni dizajne të ndryshme. Ose, ju mund ta bëni atë në mënyrën e lehtë duke përdorur këto forma dekorative.

 

Si të bësh art në kafe si një profesionist duke përdorur forma dekoruese në shtëpi:

 

Çfarë nevojitet?

  • Kafe e nxehtë e përgatitur
  • Qumësht (Përdorni qumësht të plotë pasi është më i lehtë për t’u derdhur)
  • Format dekoruese
  • Gotë me sitë
  • Sheqerna me ngjyrë, pluhur kakaoje ose kanelle

Hapat e përdorimit:

  1. Ngrohni qumështin
  2. Në enën që keni ngrohur qumështin rrotullojeni disa herë dhe jepini disa goditje për poshtë
  3. Hidheni qumështin mbi kafe
  4. Merr një nga format dekoruese që të pëlqen më shumë. Spërkatini sheqernat me ngjyrë, pluhurin e kakaos ose pluhurin e kanellës për të krijuar dizjanin tuaj. Me butësi hiqe formën dhe gatii… ke një arush të bukur! Tani ky është një filxhan kafeje që çdokush mund ta dojë!

Mbaj mend që nuk është e nevojshme të kesh shumë njohuri mbi këtë fushë për të arritur rezultate të suksesshme. Mjafton vetëm pak kreativitet dhe dëshirë! Këto forma mund të jenë një zgjedhje e mirë si dhuratë në çdo rast. Janë të këndshmë në dukje dhe në përdorim dhe do ti futen në punë çdo personi qoftë edhe njëherë të vetme. Ama janë nga ata aksesorë që duhet patjetër ti kesh pjesë së kuzhinës tënde në shtëpi.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Dekorues Kafeje (16 copë) + Gotë me sitë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0