Kuti Muzike Makinë Qepëse

Kuti Muzike Makinë Qepëse

3,500 L

Vetëm 1 stok

Kuti muzike e ndërtuar në formën e një makine qepëse. Një kurdisje e vetme dhe çdo mekanizëm do të vihet në lëvizje njësoj si në realitet.

Melodia: Fur Elise

Informacion shtesë

Përmasa 130 × 80 × 160 mm
Materiali

Plastik

Video Reale e produktit: Kliko këtu

Kutia e muzikës është një pajisje e vogël që luan një melodi kur ju kurdisni mekanizmin përkatës. Shpesh janë të zbukuruara me dizajne të ndërlikuara të punuara në materiale druri, si gdhendje të shkrimeve të personalizuara apo personazheve të ndryshëm.

Në këtë rast ne po ju paraqesim një formë të re të një kutie muzike. Kuti muzike e ndërtuar në formën e një makine qepëse. Të gjithë e njohim të paktën një rrobaqepës ku na duhet të çojmë herë pas here veshjet tona për qepje apo modifikime. Mendo sa të lumtur do të ishin ata persona po të merrnin një dhuratë të tillë.

E veçanta e kësaj pajisje është se përveç tingujve që luhen gjithashtu kryhet lëvizja e pjesëve të saj njësoj si në realitet. Dekor tepër unik për çdo ambjent! Kjo mund të jetë dhurata ideale në shenjë vlerësimi për një rrobaqepës i cili mund të jetë edhe familjar i juaji. Një dhuratë e personalizuar ndonjëherë mund të jetë një gjë e vështirë për t’u gjetur. Jo gjithmonë mund të kemi mundësi për të përshtatur një objekt si dhuratë për një person të caktuar. Të gjithë e vlerësojnë mendimin që dikush shpreh me anë të dhurimit të diçkaje por jemi të sigurt që vlerësimi është akoma më i madh kur dhurata është e menduar deri në detaje.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Kuti Muzike Makinë Qepëse”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0