Kuti Muzike One Piece

Kuti Muzike One Piece

1,200 L

Kuti muzike druri e personalizuar me personazhet e The Straw Hats dhe Luffy nga One piece.

Pjesë e setit të produkteve Gifi Box “One Piece”

Informacion shtesë

Përmasa 60 × 50 × 40 mm
Materiali

Dru

Kuti muzike The Straw Hats dhe kuti muzike Luffy janë produktet më të reja që do të gjeni nga anime one piece. Kuti druri të skalitura dhe të personalizuara në mënyrë perfekte me personazhin më të dashur nga ju. Ngjyrat e përdorura e bëjnë të jetë tepër reale dhe e bukur. Të gjithë fansat e One piece do të dëshironin ta kishin një kuti muzike druri të tilllë. Një dhuratë e vogël por unike.

Ju ftojmë të shikoni të gjithë koleksionin One piece i cili përbëhet nga disa lloje produktesh të personalizuara me këtë anime. Keni mundësinë për të bërë dhurata me one piece për të gjithë personat që ju njihni qofshin ata të rritur apo fëmijë. Mjafton të jesh dashamirës i one piece dhe do të duash të blesh të gjitha produktet që do të shohësh.

Gifi ju ofron disa mundësi për të blerë dhurata me Luffy në versione të ndryshme dhe tepër të veçanta. Zgjedhja e dhuratave për festa nuk ka pse të jetë fare e vështirë kur gama e produkteve është kaq e gjerë. Mund të bëni dhuratë për ditëlindje, dhuratë për përvjetor, dhuratë për festa të ndryshme pa u munduar shumë. Dyqani online i Gifi ju ndihmon jo vetëm me foto reale të produkteve por edhe me të gjitha detajet e tjera të nevojshme si madhësia, gjatësia, materiali, ngjyrat etj. Nëse këto nuk janë të mjaftueshme, mjafton të na shkruani dhe ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë me informacionet e nevojshme.

Produkte me anime të ndryshme është një nga pikat më të forta që dyqani ynë ka. Të gjithë të apasionuarit e animeve do ta gjejnë veten këtu. Nëse dëshironi të përfshijmë edhe anime të tjera na shkruani dhe ne do të kryejmë porosinë për ju. Kështu që, ju që jeni anime lovers filloni duke kërkuar dhuratën që do ti bëni vetes.

Dhurata perfekte me One piece ekziston dhe atë do ta gjeni te Gifi! Në këtë rast është kjo kuti muzike me one piece në dy versione. Secila prej tyre ka muzikën karakteristike të animes e cila vendoset të luhet me anë të mekanizmit rrotullues që keni në pjesën anësore.

Personazhi i Luffy

Luffy është një djalë mesatar me sy dhe flokë të zinj. Ai ka një shenjë në syrin e majtë që kur ishte ende fëmijë për t’u bërë përshtypje Piratëve të Kuq. Ai dallohet lehtësisht nga kapela që mban gjithmonë, deri në atë pikë sa “Kapelë kashte” është kthyer në nofkën e tij. Brenda kapelës ai mbajti edhe kartën Vivre të Ace-s para vdekjes së tij. Luffy ka veshur pantallona të shkurtra, sandale dhe një këmishë. Në Marineford, ai mori një dëmtim të rëndë nga Sakazuki, i cili i la një shenjë të madhe në formë X në gjoks.

Karakteristikat kryesore të karakterit të Luffy janë naiviteti dhe mungesa e frikës. Thjeshtësia e tij mendore është mbresëlënëse dhe mahnit miqtë e tij si dhe armiqtë e tij. Ai emocionohet për gjëra të parëndësishme dhe ngatërrohet nga konceptet bazë. Nëse ai nuk kupton diçka që i shpjegohet, ai fillon ta përkufizojë atë si “një mister i madh” edhe nëse është i vetmi që nuk e ka kuptuar.

Thjeshtësia e Luffy-t në njohjen ose jo të njerëzve reflektohet edhe në sjelljen e tij me armiqtë, të cilët shpesh besojnë se ai po tallet me ta. Për shembull Bagy quhet “hunda e madhe”, Albida “gruaja e trashë” dhe Lucci “djaloshi me pëllumbin”. Në shumë raste të tjera, kundërshtari i Luffy-t ndihej i ofenduar nga qëndrimi i tij.

Luffy nuk është në gjendje të gënjejë dhe as të mbajë për vete disa informacione për të cilat nuk duhet të flasë. Ai i konfirmoi Enerit se pika e tij e dobët janë tehet dhe i rrëfeu Ivankovit se babai i tij është Dragoi, para se të zbulonte se të dy janë aleatë.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Kuti Muzike One Piece”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0