Sailor Moon Action Figure

Sailor Moon Action Figure

1,500 L

S’ka stok

Mini kukulla Sailor Moon është zgjedhja e duhur për breza të ndryshëm. Kombinoni me produkte të tjera me të njëjtin personazh dhe krijoni një set dhuratë.

Pjesë e setit të produkteve Gifi Box “Sailor Moon”.

Informacion shtesë

Përmasa 150 mm

Mini kukulla Sailor Moon është produkti më i ri tek Giftery me këtë personazh. Mjafton të shkruani në faqen tonë të webit fjalën sailor moon dhe do t’ju shfaqen produktet e tjera të personalizuara me të. Duke patur disa produkte të ndryshme, ju mund të krijoni një set të plotë me personazhin e luftëtares së hënës. Në këtë mënyrë dhurata do të jetë më e plotësuar dhe do të ketë më shumë sy. Kjo minikukull është zgjedhja e duhur si dhuratë për breza të ndryshëm.

Kjo anime ka shoqëruar gjatë fëmijërisë së tyre shumë breza dhe ka mbetur një kujtim shumë i bukur për të gjithë. Ky është momenti i duhur për të suprizuar mikeshën tuaj të fëmijërisë dukë i bërë dhuratë këtë mini kukull. E nëse ju keni qënë vetë një fanse e zjarrtë e luftëtares së hënës, nuk ju pengon asgjë nga të bërit vetes një dhuratë. Kënaqësia do të ishte njësoj e madhe në të dyja rastet. Vlera më e lartë do të jenë kujtimet tona të lidhura me të.

Luftëtarja e hënës ka qënë dhe është e preferuara për shumë vajza. Shumë fëmijë janë të apasionuar pas kësaj anime. Dikur mezi prisnim orarin e fillimit të saj dhe pas përfundimit fillonim të vinim të zbatim superfuqitë tona. Bota e fëmijëve është vërtet shumë e bukur! Mini kukulla me luftëtaren e hënës mund të jetë dhurata ideale për cdo vajzë të vogël e cila momentalisht e identifikon veten si sailor moon. Jemi të sigurt që kjo dhuratë do ta bënte shumë të lumtur.

Sailor Moon ishte një histori novatore në botën e manga dhe anime japoneze. Ai ndikoi shumë në Japoni në një sërë mënyrash – nga vendosja e standardeve për stilet e ardhshme të mangave dhe anime-ve, tek ndikimi në krijimin e lojërave video, tek fuqizimi i një brezi vajzash dhe grash.

Sailor Moon është një seri animesh mahō shōjo, një transpozim i mangës me të njëjtin emër nga Naoko Takeuchi. Saga, e prodhuar nga Toei Animation nga viti 1992 deri në 1997, përbëhet nga 5 seri televizive, për një total prej 200 episodesh në total, 3 filma artistikë, 2 filma të shkurtër dhe një speciale televizive e ndarë në tre pjesë.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Sailor Moon Action Figure”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0