Formuese tip Lego Stitch

Formuese tip Lego Stitch

5,000 L

Vetëm 1 stok

Formuese tip lego me personazhin e Stich në dy versione, i madh dhe mini. Numri i tullave plastike që do të keni për të ndërtuar personazhin e stich në të dyja versionet është 2300 copë.

Informacion shtesë

Përmasa 220 × 190 × 100 mm

Lego me personazhin e Stich në dy versione, i madh dhe mini. Nëse janë dy fëmijë në një familje kjo do të jetë një blerje e zgjuar. Mund të jetë dhuratë për dy vëllezër apo për dy motra. Numri i tullave plastike që do të keni për të ndërtuar personazhin e stich në të dyja versionet është 2300 copë. Madhësia e secilës prej tullave është 22x19x10cm gjë e cila i bën të jenë lehtësisht të përdorshme nga grupmosha të ndryshme.

Nëse jeni gati për të nisur një sfidë mjafton ta porosisni dhe ne do të sigurohemi të vij pranë jush sa më shpejt. Jemi të sigurt që kjo lojë inteligjente do të jetë dhurata ideale për fëmijën tuaj. Për të harxhuar sa më shumë kohë dhe energji këtë lojë mund ta ktheni edhe në një garë. Fëmijët energjik do të jenë të parët që do të përkushtohen maksimalisht.

Në një botë ku loja nuk është një luks, por një e drejtë për çdo fëmijë të vogël, duhet ti garantohet të gjithëve. Për këtë arsye The Giftery ka një seksion të vecantë për këtë grupmoshë. Produktet janë të larmishme dhe së fundmi po I shtohet edhe lego si një lojë inteligjente. Përshtatja e legove është bërë edhe me personazhet më të dashur të fëmijëve. Këtu do të përmendim Pokemon, filmi I animuar i dëshiruar nga të gjithë. Charmander, Squirtle, Bulbasaur, Gyarados janë emrat që do të keni mundësi të krijoni hap pas hapi. Rezultati final do ju bëj të jeni akoma më shumë entuziast teksa do të jeni duke ndërtuar.

Lego është një kompani daneze lodrash që është e specializuar në ndërthurjen e tullave plastike. Produktet e Lego shiten në mbarë botën dhe janë bërë kompania më e madhe e lodrave në botë. Shihet si një lodër për fëmijë por rëndësia që ka ajo në zhvillimin e kreativitetit është tepër e lart.  Lego është gjithashtu një lodër krijuese dhe fuqizuese për të rriturit, ku mund të shprehni kreativitetin tuaj dhe t’i jepni jetë botëve imagjinare! Mund ta keni vetëm për vete por gjithashtu mund ta ndërtoni me të vegjëlit tuaj si një nga aktivitetet më interesante që mund të kryeni sëbashku.

Lojë për fëmijë me stichin. Lojë për fëmijë që e mban të angazhuar. E tillë është edhe kjo formuese të cilën e gjeni në dy versione. Formuese të tilla janë një aktivitet shumë i mirë që mund të bëhet nga prindërit dhe fëmijët. Mënyra produktive për të kaluar kohën e lirë me fëmijët. Puzzle 3D me Stich dhurata ideale për ditëlindje. Nëse kërkoni dhurata inteligjente për fëmijë, një formuese është gjithmonë zgjedhja e duhur.

Të gjithë fëmijët meritojnë një shans që mendjet e tyre krijuese të shprehen lirisht. Lego u jep atyre atë një gjë që mund të çlirojë imagjinatën e tyre dhe në të njëjtën kohë t’u mësojë atyre mësime të vlefshme. Ajo mundëson aftësi të ndryshme që do të ndikojnë në mënyrën se si ata punojnë dhe ndërveprojnë me të tjerët, duke përfshirë, të menduarit krijues, punën në grup, komunikimin, zgjidhjen e konflikteve dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Lego mund të jetë një mjet i fuqishëm, i përdorur për t’u mësuar fëmijëve të vegjël aftësitë bazë inxhinierike, por është gjithashtu një mënyrë e mirë që prindërit të ndajnë ekspertizën e tyre profesionale me ta. Lojëra të ndryshme ju a bëjnë më të lehtë të kuptuarit të talenteve të ndryshme që mund të ketë një fëmijë. Prandaj duhet të jeni të kujdesshëm kur kërkoni një dhuratë për fëmijë. Kur të jeni duke kërkuar për lodrën e radhës për t’i shtuar koleksionit të fëmijës suaj, jepini Lego-s rëndësinë që i takon!

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Formuese tip Lego Stitch”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0