Mbajtëse Celulari në Laptop

Mbajtëse Celulari në Laptop

900 L

Mbajtëse statike Celulari për në Laptop.

Mbajtëse magnetike për celularin tuaj e cila qëndron në pjesën e mbrapme të laptopit dhe sa më anësore.

SKU: 10322 Kategori: ,

Informacion shtesë

Materiali

Magnet

Ngjyra

E zezë, E bardhë, Gri

Mbajtëse magnetike për celularin tuaj e cila qëndron në pjesën e mbrapme të laptopit dhe sa më anësore. Në këtë mënyrë ju keni mundësinë për të vendosur celularin ngjitur me laptopin tuaj.

Kjo mbajtëse ka mekanizëm lëvizës gjë që e bën praktike përdorimin e saj. Në momentin kur ta vendosni në funksion mund ta drejtoni në pozicionin që ju dëshironi. Ndërkohë gjatë kohës që nuk e përdorni ajo qëndron e puthitur në pjesën e mbrapme të laptopin tuaj. Për shkak të ngjyrave që ky aksesor ka ju mund ta kombinoni lehtësisht atë me kompjuterin tuaj dhe do të duket vërtet bukur.

Mënyra e fiksimit të celularit në këtë mbajtëse është shumë e thjeshtë dhe praktike. Në pjesën e mbrapme të celularit ju do të mund të vendosni një pjesë metalike e cila do ju mundësoj ngjitjen tek magneti. Të gjithë e keni parasysh puthitjen magnetike që kryhet ndërmjet një metali dhe një magneti.

Këtë copëz metalike mund ta vendosni poshtë kasës së celularit por mund ta përdorni edhe pa të. Për një mbrotje më të lartë dhe një qëndrim më të mirë ne ju sugjerojmë ta vendosni pjesëzën metalike poshtë kasës.

Pasi ta keni vendosur, do të ju duket sikur keni dy ekrane nga të cilat mund të kryeni një sërë funksionesh të ndryshme. Nëse ju duhet ti përdorni njëkohësisht të dyja pajisjet në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë. Gjatë kohës që ju do të jeni duke punuar në laptop mund të flisni me miqtë apo të afërmit tuaj në celular. Gjithashtu pa u shkëputur në asnjë moment nga puna ju mund të përgjigjeni kundrejt cdo telefonate që ju vjen në moment. Kushdo që e ka menduar këtë kombinim të të dyja pajisjeve është absolutisht një gjeni!

Siguria e këtij aksesori është maksimale. Ju mund ta provoni edhe duke kthyer laptopit tuaj anësore dhe duke e mbajtur lart e do të shikoni që celulari juaj vazhdon të jetë statik dhe i puthitur.

Normalisht ju mund të pyesni, a mund ta mbajmë celularin në laptop pa e dëmtuar atë?

Celulari juaj nuk do të prishet nëse vendoset në laptop. Përveç nëse është aq i nxehtë sa iPhone juaj ju paralajmëron për temperaturën e tij. Për sa i përket sendeve elektronike/magnetike, laptopi juaj nuk do të lëshojë aq shumë rreze sa për ta prishur atë.

Për të gjithë ju që punoni më tepër nga shtëpia është momenti ti kryeni vetes një dhuratë. Kjo mbajtëse celulari në laptop mund të ja u lehtësoj shumë jetën. Gjithashtu mund ta mendoni si një ide dhurate për kolegët tuaj apo personat e afërm. Ky aksesor është I veçantë dhe I duhet të gjithëve. Mund të jetë një opsion I mirë edhe për në zyrë nëse ju lejohet ta mbani. Pse jo si dhuratë për shefin/shefen mund të jetë një ide e mirë.

Kjo pajisje teknologjike dhe avangarde është një nga produktet më unike të faqes sonë. Gjithmonë përpiqemi të sjellim modelet më të fundit në kategori të ndryshme. Ju japim mundësinë për të blerë mirë, lirë dhe me një cilësi maksimale. Gama e produkteve tona është e larmishme ku të gjithë individët në shoqëri mund ta gjejnë veten. Gjithashtu personat që janë në kërkim të një dhurate praktike e kanë shumë të lehtë përzgjedhjen. Si një dyqan dhuratash The Giftery është special dhe konkurues në llojin e tij. Suksesi absolut është për shkak të produkteve të ndryshme që ka risi në treg.

Gjithmonë do të jemi këtu për të sjellë dhurata nga më të ndryshmet dhe uniket. Mendimi juaj i parë për cdo rast jemi ne. The Giftery, dyqani i preferuar për të gjitha grupmoshat.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbajtëse Celulari në Laptop”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0