Tabelë Mesazhesh & Dritë Nate

Tabelë Mesazhesh & Dritë Nate

2,200 L2,500 L

Tabela akrilike e cila mundëson ndriçimin, mund të përdoret edhe për të shkruajtur me anë të stilolapsit i cili ju vjen në paketim. Mund të shkruani dhe të fshini lehtësisht!

SKU: 10353 Kategori: , ,

Informacion shtesë

Përmasa 160 × 100 mm
Materiali

Akrilik

Të gjithë i duam ato produkte që mund të përdoren në disa drejtime dhe mënyra të ndryshme. Aksesorë të tillë që na duhen por ende nuk e dimë që ekzistojnë… E tillë është edhe kjo dritë nate që do të ju prezantojmë te Gifi. Nuk është thjesht një formë ambazhuri apo dritë gjumi sepse ka një funksion të veçantë. Më e rëndësishme nga të gjitha janë mesazhet që do të përcjelli dhe kreativiteti që mbart.

Tabela akrilike e cila mundëson ndriçimin, mund të përdoret edhe për të shkruajtur me anë të stilolapsit i cili ju vjen në paketim. Mund të shkruani dhe të fshini lehtësisht! Tabela akrilike është bërë me material akrilik, i cili mund të përdoret shumë herë dhe të pastrohet menjëherë. Një mënyrë shumë e mirë për ti lënë të dashurve tuaj mesazhe çdo mëngjes. Jo vetëm për në dhomën e gjumit por edhe në ambjente të tjera të shtëpisë.

Kuzhina është një nga vendet që do të ju duhej patjetër kjo tabelë mesazhesh led. Kur të dëshironi të lini shënime për partnerin tuaj e sigurt që me anë të kësaj drite led do të jetë shumë e dukshme. Në këtë mënyrë të gjitha porositë që mund të keni për të do të kryhen. Gjithashtu do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ju që të shënoni recetën e gatimit që do të bëni gjatë ditës. Nëse ju duhet të bëni shpenzimet e ditës për shtëpinë mund të shënoni çdo produkt herë pas here në mënyrë që mos të harroni asgjë. Shënimet në dërrasë teknologjike do të jetë më argëtuese për ju.

Në dhomën tuaj të ndenjes ju mund ta përdorni si aksesor dekorues në të cilin mund edhe të shkruani mesazhe motivuese. Ku ka më bukur se të lexosh fjalë që mundësojnë një gjendje më të mirë emocionale. Mund të shkruani edhe mesazhe të personalizuara për familjarët tuaj. Ndjesia që do ti dhuroni do të jetë vërtet unike.

Këtë Tabelë Mesazhesh & Dritë Nate ju mund ta bëni dhuratë në çdo rast të mundshëm. Nëse je duke kërkuar një dhuratë për kolegen e zyrës të sigurojmë që kjo është dhurata perfekte. Nuk zë shumë hapësirë dhe është shumë e veçantë. Të gjithë do të bëhen kurioz për funksionin e saj. Madje nuk është as e nevojshme t’ja jepni të paketuar pasi mund ta vendosi direkt në tavolinës e punës duke i shkruar edhe një urim në tabelë. E kishit menduar më parë një mënyrë të tillë urimi për ditëlindje?

Të vegjëlit tuaj gjithashtu do ta adhuronin këtë tabelë shënimesh xhami. Duket si xham por në të vërtet është akrilik kështu që fëmijët do të jenë të sigurt gjatë përdorimit të saj. Fëmijët kanë mundësi të shkruajnë apo vizatojnë në tabelë dhe ta fshijnë atë as herë të duan. Tërheqëse për ta do të jetë forma dhe drita që ka tabela. Kjo gjë do ti mbaj ata të mbërthyer për një kohë të gjatë. Mund ta përdorni për të zgjidhur detyrat e matematikës ndërkohë që argëtoheni. Këto janë disa mënyra efektive sesi fëmijët mund të kalojnë kohën e tyre.

Gjatë natës mund ta përdorin si dritë gjumi dhe në mëngjes të zgjohen duke lexuar të shkruar “Mirëmëngjes dashuri’’. Sa i ëmbël do të jetë mëngjesi për të vegjëlit tuaj…

E nëse ti je një person që  të pëlqen të bësh foto apo ke një blog në instagram, ky produkt është një must për ty. Aksesor që duhet të ketë një bloger për tu paraqitur me sa më shumë stil dhe uniticitet. Përdorimi i kësaj shënuesje mesazhesh led do të jetë qershia mbi tortë. Ndërkohë vajzat që bëjnë vlog në youtube mund ta përdorin për të shkruar emrin e tyre të kanalit ose mesazhe të tjera motivuese të cilat do të duken në backrgound. Po të shihni vídeo të tilla e keni parasysh se si disa vlogers shënojnë emrat e ndjekësve më të rregullt në tabela me shkumës. Tani keni një ide dhurate për ta e cila është më e lehtë në përdorim dhe shumë më e bukur për syrin. Bëhuni gati që vlogeres suaj të preferuar ti dhuroni një tabelë teknologjike për të shkruar e për ti bërë videot më interesante.

Kjo është një llambë kreative, e cila është e përbërë nga një pllakë akrilike transparente me cilësi të lartë. Mund të shkruash ose të vizatosh çdo gjë që mendon në tabelën akrilike, duke e bërë atë një dritë nate unike që të përket vetëm ty. Përdorim shumë praktik në shkollë, zyrë, hotel dhe shtëpi. Mjafton ta përshtasësh për qëllimet e duhura dhe do të bjerë shumë në sy si aksesor.

I përshtatshëm si dhuratë për familjen, miqtë, shokun e klasës ose kolegun. Është gjithashtu një zgjedhje e mirë nga dhuratat e festave, si DitëLindja, Shën Valentini, Dita e Nënës, Hallouini, Dita e Falenderimeve, Krishtlindjet, Dhuratat e Diplomimit, Dhuratat e Dasmës, Dhuratat e Përvjetorit… Në tabelën e mesazheve mund të shkruajmë urimet më të mira ose fjalë gazmore ose shprehje të përzemërta dhe pastaj t’ia japim si dhuratë personit që dëshirojmë.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Tabelë Mesazhesh & Dritë Nate”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0