Ventilator Ajri për Zgarë

Ventilator Ajri për Zgarë

1,000 L

Vetëm 1 stok

Një ventilator ajri, është ideal për të ndezur flakën gjatë bërjes së një zgare apo ndezjes së një zjarri. Ajo merr flakën menjëherë pa u munduar shumë.

SKU: 10350 Kategori:

Informacion shtesë

Një ventilator ajri, është ideal për të ndezur flakën gjatë bërjes së një zgare apo ndezjes së një zjarri. Ajo merr flakën menjëherë pa u munduar shumë duke përdorur një fletore siç bëjmë zakonisht apo duke përdorur mjete të tjera rrethanore. Gjithashtu ndihmon për të shpejtuar ritmin e gatimit. Përdorimi i Ventilatorit herë pas here gjatë Grilling sigurohet që ushqimi të gatuhet mire pasi i jep zjarrit intesitetin e duhur të flakës dhe nxehtësisë.

Ky ventilator që ne po ju paraqesim është manual dhe mbahet lehtësisht në dorë duke i dhënë mundësi ajrit të dali nëpërmjet lëvizjes manual të dorezës rrotulluese. Përmasat e tij janë: Gjatësia: 24.5cm , Diametri i lules së erës: 2.5cm , Gjatësia e dorezës: 7cm. Mund ta merrni kudo me vete gjatë daljeve tuaja për hiking, piknik , udhëtime, kamping etj. Ka përmasa kompakte dhe pesha është tepër e lehtë. Fryrësi i zjarrit është i kombinuar me tub çeliku, inoks dhe plastikë, bërë me material rezistent ndaj nxehtësisë dhe të qëndrueshëm, ingranazhet metalike janë më të qëndrueshme se ingranazhet e vogla tradicionale plastike.

Duke qenë se operohet manualisht nuk do të keni aspak vështirësi në përdorim. Ky ventilator është një nga ato pajisje që duhet ta kenë gjithmonë me vete qoftë amatorët dhe profesionistët e bërjes së zgarave. Funksioni i saj do të ju futet në punë kudo. E mira e të mirave është që nuk ka nevojë për bateri dhe do ta kryej gjithnjë punën për të cilën është krijuar.

Shumë nga ju mund ta kenë kërkuar një ventilator për ndezjen e zjarrit por nuk kanë mundur ta gjejnë. Gifi ju jep mundësinë për ta porositur tani këtu me një çmim vërtet të mirë. Ky është një ata produkte i cili na ka ardhur ndërmend kur na është nevojitur diçka për të fryrë zjarrin gjatë kampingjeve të ndryshëm. Jemi të sigurt që edhe shumë njerëz të tjerë do ta duan. Një nga ata mund të jesh edhe ti që tani je duke e parë këtë pajisje. Nuk ke për tu penduar nga kjo blerje dhe do të jetë një shpëtim për ty.

Ky ventilator ajri mund të jetë dhe një ide dhurate për miqtë tuaj që ju ftojnë gjithmonë për darka në shtëpinë e tyre. Të gjithë e kemi parë dikë me erashkë në dorë apo me një tharëse duke u munduar për të ndezur zjarrin. Tanimë ju do të keni një pajisje të dedikuar për të ndezur flakën. Në fund të fundit të gjithë do të mbeten të lumtur, qoftë për shpejtimin e proçesit qoftë për shijimin e shpejtë të ushqimit. Një produkt të tillë duhet ta kemi të gjithë në shtëpi për çdo rast të mundshëm.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Ventilator Ajri për Zgarë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0