Kuti Muzike Winnie The Pooh
Kuti Muzike Winnie The Pooh
1,200 L
Ka stok
Winnie-the-Pooh, i quajtur edhe Arushi Pooh është një nga personazhet më të dashura për fëmijët.
Kuti muzike e gdhendur me personazhin dhe e shoqëruar nga tinguj muzikor të filmit vizatimor.
Informacion shtesë
Materiali | Dru |
---|
Winnie-the-Pooh, i quajtur edhe Arushi Pooh është një nga personazhet më të dashura për fëmijët. Kuti muzike e gdhendur me personazhin e Winnie dhe e shoqëruar nga tinguj muzikor të filmit vizatimor. Të gjithë e kemi të dëgjuar atë muzikë dhe mund ta njohim menjëherë. Kështu që nëse je në kërkim të një dhurate për fëmijë me arushin pooh kjo kuti muzike do të pëlqehet shumë.
Koleksioni i parë i tregimeve rreth personazhit ishte libri Winnie-the-Pooh (1926), dhe kjo u pasua nga The House at Pooh Corner (1928). Milne përfshiu edhe një poemë për ariun në librin e vargjeve për fëmijë Kur ishim shumë të rinj (1924) dhe shumë të tjera në Librin Tani jemi gjashtë (1927). Të katër vëllimet u ilustruan nga E. H. Shepard.
Tregimet Pooh janë përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë përkthimin latin të Alexander Lenard, Ëinnie ille Pu, i cili u botua për herë të parë në vitin 1958, dhe, në vitin 1960, u bë i vetmi libër latin që është paraqitur në listën e Neë York Times Best Seller.
Dhuratë e çmuar e cila do të zbukuroj ditën e një personi. E përshtatshme për tu dhuruar për çdo rast festiv. Kjo kuti druri e skalitur mund të jetë një dhuratë për ditëlindje, festa të ndryshme, dita e parë e shkollës etj. Nëse po kërkon të gjesh një produkt me Uini Pu tani e ke më të lehtë zgjedhjen. E bukura është një tingujt muzikor luhen manualisht me anë të një mekanizmi i cili mund të përdoret gjithmonë dhe sa herë të dëshironi. Nuk kërkon përdorimin e baterive apo të karikimit.
Përmasat e kësaj kutie muzike e bëjnë atë të jetë shumë e veçantë si aksesor dekorues. Praktike dhe e bukur si dhuratë për fëmijë. E sigurt që do të argëtohen shumë kur ta kenë në duar. Gjithashtu është një produkt me çmim ekonomik i cili të nderon në çdo rast. Bëj dikë të lumtur duke i dhururar jo thjesht një kuti muzike por duke menduar për të në përzgjedhjen e një dhurate unike në stil dhe në vlerë.
Arushi Pooh në këtë version është dhurata ideale për të dashurit tuaj të vegjël. Personazhi i njohur vizatimor i ‘Disneyt’, ‘Winnie the Pooh’ (Uini Pu), është frymëzuar nga një ari imagjinar i krijuar nga A. A. Milne në librat e tij. Megjithatë, Winnie, i cili shpesh quhet vetëm Ariu Pooh (Pu), apo edhe vetëm Pooh, besohet të ketë ekzistuar me të vërtetë.
Origjina e ariut ‘Winnie The Pooh’ duket se i ka rrënjët që nga Lufta e Parë Botërore. Gjatë kësaj lufte, ushtarët transportoheshin nga vendi i quajtur Uinipeg, në Kanadanë lindore. Ata duhej që t’i bashkoheshin Brigadës së dytë kanadeze të këmbësorisë në Evropë. Kur treni me ushtarët kanadezë u ndal në vendin Uajt River, Ontario, togeri Heri Kolebërn kishte blerë një ari të vogël femër nga një gjuetar, me çmim prej 20 dollarësh. Togeri emërtoi ariun e vogël me emrin Uinipeg, në bazë të qytetit të tij të lindjes dhe e quajti shkurtimisht Uini. Arusha e vogël Uini u bë shenja dalluese e brigadës, të cilën e shoqëroi deri në Britani. Derisa brigada u dërgua në fushëbetejat franceze, togeri Kolebërn e kishte dërguar Uinin në kopshtin zoologjik të Londrës, për një kohë të caktuar.
Në dhjetor të vitit 1919, Kolebërni formalisht e prezantoi Uinin në kopshtin zoologjik të Londrës, ku ai u bë shumë shpejt atraksion për vizitorët. Uini ishte e preferuar edhe për Kristofer Robinin, të birin e shkrimtarit A.A. Milne, i cili u lidh aq shumë me arushën, saqë filloi ta thërriste “Winnie the Pooh”. Kështu, i ati i tij shkrimtar nuk e kishte vështirë që të fillonte me shkrime rreth këtij ariu. Në këta libra përmenden edhe personazhe të tjera, si Eeyore, derri i vogël, tigri, Kanga dhe Roo, bazuar në kafshët lodra që i takonin Kristofer Robinit.
Reviews