Lojë Inteligjence për fëmijë

Lojë Inteligjence për fëmijë

1,000 L

Vetëm 1 stok

Lojëra inteligjence, interpretimet dhe enigmat, të bazuara në strategji ndihmojnë në përforcimin e aftësive të të menduarit kritik tek fëmijët.

SKU: 10329 Kategori: , ,

Informacion shtesë

Materiali

Plastik

Të bësh fëmijët të kuptojnë vlerën e stimulimit të mendjes është gjithmonë një detyrë e vështirë. Nëse u thua atyre të jenë produktivë, ata thjesht protestojnë me zërat e tyre të vegjël të adhurueshëm duke pretenduar se nëse nuk kanë detyra shtëpie, pse duhet të bëjnë punë shtesë? Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju të jepni dorëheqjen për të humbur këtë betejë ose t’i detyroni ata të bëjnë diçka që nuk duan të bëjnë. Zgjidhja qëndron në nxitjen e fëmijëve tuaj për të stimuluar trurin e tyre përmes aktiviteteve argëtuese në formën e lojërave.

Në ditët e sotme fëmijët kanë filluar të qëndrojnë më tëpër në shtëpi sesa përjashta. Kjo për shkak të mungesës së parqeve ose edhe thjesht nga mungesa e dëshirës. Mënyra më e mirë për të kaluar kohë në shtëpi është nëpërmjet kryerjes së aktiviteteve që ndihmon trurin e tyre të jetë aktiv. Lojërat që preken fizikisht janë gjithmonë shumë më të mira se ato në telefon. Kjo për shkak se benefitet janë më të mëdha nëpërmjet lojërave që sigurojnë një nivel të caktuar inteligjence.

Fëmijët jo gjithmonë reagojnë mirë ndaj lojërave në të cilat kërkohet përqëndrim. Ndonjëherë, ata thjesht duan të argëtohen. Këtu janë disa gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur i blejnë fëmijëve të tyre si dhuratë lojëra inteligjence. Së pari, kini durim! Fëmija mund të mos e kuptojë lojën që në fillim, ose mund të mos e pëlqejë lojën menjëherë. Mund ta lini të luajë një lojë tjetër dhe ngadalë të prezantoni lojën e re smart pas disa ditësh. Si prindër, zhvillimi i trurit të fëmijës suaj është përgjegjësia juaj. Megjithatë, nëse i detyroni fëmijët tuaj të bëjnë diçka që nuk u pëlqen, ata mund të mos bëjnë përpjekje për të. Thjesht përpiquni ta bëni fëmijën tuaj të lexojë gazetën dhe shikoni se çfarë ndodh! Zgjidhja qëndron në gjetjen e lojërave të cilave fëmija juaj u përgjigjet mirë dhe të përfshiheni gjithashtu.

Jo vetëm prindërit por të gjithë personat e rritur mund të kenë nevojë në një moment për të bërë një dhuratë për fëmijë. Dilema për të gjetur dhuratën e duhur nuk është gjithmonë e lehtë sidomos kur kontakti yt me fëmijët ka qënë i pakët. Sugjerimi jonë është kjo lojë inteligjente e cila është e përshtatshme për grupmoshën nga 5-së deri në 10-të vjeç.

Loja nuk është e gjitha argëtim dhe lojë – është gjithashtu një mjet i rëndësishëm mësimor! Nëpërmjet lojës, fëmijët mësojnë se si të ndërveprojnë me të tjerët dhe të zhvillojnë aftësi kritike gjatë gjithë jetës. Një nga mënyrat më të mira për të stimuluar zhvillimin e trurit dhe për të përforcuar këto aftësi të vlefshme është duke luajtur me fëmijën tuaj ndërsa ai eksploron objekte dhe hapësira fizike dhe mëson të përpunojë pamjet dhe tingujt.

Loja e vetëdrejtuar u jep fëmijëve mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre vendimmarrëse. Zgjedhja e një loje, fokusimi në atë aktivitet dhe shikimi i tij deri në fund, është një element i rëndësishëm i kontrollit njohës dhe ndihmon në mprehjen e aftësive të tyre të planifikimit dhe shtrirjes së vëmendjes.

Me anë të kësaj loje ju do të keni mundësinë për të radhitur rrathët sipas ngjyrave përkatëse. Mekanizmi që do të keni mundësi ta shtypni me gisht do ju krijoj mundësinë e lëvizjes së rrathëve. Dhe kur fëmijët përballen me një problem gjatë lojës, kjo teston arsyetimin dhe gjykimin e tyre dhe aftësinë e tyre për të gjetur një zgjidhje. Interpretimet, enigmat dhe lojërat e bazuara në strategji ndihmojnë në përforcimin e aftësive të të menduarit kritik. Këtë gjë do të arrijnë fëmijët gjatë zhvillimit të kësaj loje që mund ta porosisni tani tek Giftery.

Reviews

    Bëhuni i pari që shqyrton “Lojë Inteligjence për fëmijë”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0