Stilues për flokë me onde

Stilues për flokë me onde

900 L

Flokë me onde pa nxehtësi dhe pa djegie.

Stiluese për flokë me onde material elastik e ndërthurur me copë pëlhure.

SKU: 10331 Kategori: ,

Informacion shtesë

Si të bëjmë onde pa dëmtuar flokët? Flokë me onde pa nxehtësi dhe pa djegie. Stiluese për flokë me onde material elastik e ndërthurur me copë pëlhure. E disponueshme në ngjyra të ndryshme.

Aksesor i cili është shumë i lehtë në përdorim me vetëm pak hapa për tu ndjekur. Të gjitha vajzat herë pas here kërkojnë të ndryshojnë pamjen e tyre dhe flokët janë një nga alternativat më të mira për të eksploruar.

Le të ju shpjegojmë se si do të realizoni ondet tuaja. Si fillim flokët duhet të jenë pak të lagura. Mund ti thani pak pasi keni bërë dush ose ti spruconi me ujë teksa i keni të thata. Mjafton edhe të lagni një krehër dhe ti krihni me të deri sa të jenë zbutur disi.

Pas këtij hapi duhet të ndani flokët në mes, me anë të një vije ndarëse e cila ju mundëson të keni pjesë të barabarta. Vendosni stiluesen rreth kokës dhe kapeni në qendër me një kapëse. Mund të jetë një kapëse çfarëdo por që të jetë një set i kompletuar ne stiluesen e kemi të kombinuar me kapëse të së njëjtës ngjyrë.

Pasi të keni kryer këtë veprim dhe pasi flokët janë ndarë në dy pjesë do të filloni të bëni gërshetin në pjesën e rripit. Në të njëjtën mënyrë do të veproni për të dyja anët. Në fund gërshetin do të mund ta lidhni me lidhëset të cilat janë pjesë e setit, ku edhe këto janë në po të njëjtën ngjyrë.

Kur të zgjoheni në mëngjes ose pas disa orësh që i keni vendosur, mjaftoni ti hiqni dhe ondet tuaja janë gati. Prekja magjike i jepet në fund duke i dhënë një krehje të lehtë flokëve. Ky veprim jep atë rezultatin e ondeve të valëzuara që i pëlqen të gjitha vajzave. Flokë të shëndetshëm dhe plotë jetë. Zgjidhje efektive për të hequr dorë nga pjastrat apo mashat e ndryshme që mund të keni përdorur gjatë këtyre kohëve. Rezultati do ju lërë shumë të kënaqura, si dhe mbi të gjitha është diçka e thjeshtë dhe praktike.

Nëse jeni duke kërkuar për një dhuratë funksionale por edhe të vecantë për mikeshën tuaj, motrën, kunatën etj ne ju sugjerojmë këtë set. Dhuratë e cila vjen e kompletuar me stiluesen, kapësen e flokëve dhe lidhëset. Të treja në të njëjtën ngjyrë. Mund ta përshtasni si një dhuratë të personalizuar duke mundësuar ngjyrën e preferuar të personit të cilit do të ja dhuroni.

Realizimi i ondeve pa pjastër është një sfidë më vete. Gjithmonë është eksploruar me metoda të ndryshme për të arritur rezultatet e kërkuara. Kjo stiluese ondesh që po ju paraqesim sugjerohet për vajzat që kanë flokë të gjata pasi e kanë më të lehtë në përdorim. Sigurisht që për shumë prej jush, zgjidhja më praktike është një e kapur bisht kali ose edhe një topuz majë kokës  por nëse ju duhet të merrni pjesë në ndonjë event dhe doni të ndryshoni look-un tuaj, përse të mos i lejoni disa kaçurrela ose onde deti. Jo vetëm në këto raste specifike por edhe në përditshmëri duhet të dukemi sa më bukur. Patjetër që për t’i patur nuk duhet të mendoni se zgjidhja e vetme janë bigudinat e mëdha dhe të bezdisshme, masha apo dhe teknikat e çuditshme të mamave me letra e rripa pambuku.

Gjithmonë do të jemi këtu për të sjellë dhurata nga më të ndryshmet dhe uniket. Mendimi juaj i parë për cdo rast jemi ne. The Giftery, dyqani i preferuar për të gjitha grupmoshat. Gama e produkteve që do të gjeni do të ju ndihmoj të gjeni dhuratën e duhur për të gjithë personat tuaj të dashur.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Stilues për flokë me onde”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0