Unazë Argjendi Hearts
Unazë Argjendi Hearts
1,500 L
Vetëm 1 stok
Unazë Argjendi Hearts në stil minimalist. Dizajn elegant i ndërthurur me gur në pjesën ballore dhe zemra anash.
Informacion shtesë
Përmasa | 60 mm |
---|---|
Materiali | Argjend |
Unazë Argjendi 925 Hearts me forma zemre. Dizajn elegant i ndërthurur me gur dhe gdhendje. Në pjesët anësore të unazës do të mund të shikoni të gdhendura shumë zemra të vogla të radhitura njëra pas tjetrës. Ndërsa pjesa ballore është e gjithë me gur të cilët i japin hijeshi dhe ndriçim.
Epo, nëse po kërkoni për unazat më të mira për vajza, atëherë ne kemi disa përgjigje për ju. Mjafton të hulumtoni pak në faqen tonë dhe do të shihni një sërë unazash, varësesh apo edhe sete të plota bizhuterish për vajza. Duke i parë të gjitha do ta keni edhe më të lehtë përzgjedhjen dhe përshtatjen me shijen e personit që do të ja dhuroni. Të gjithë kanë një shije të ndryshme në bizhuteri dhe stilin e tyre.
Thonë që diamantet janë miku më i mirë i një vajze, por unazat e bukura, fine dhe të thjeshta argjendi mund ta bëjnë atë të ndihet po aq e veçantë sa të mbante në duar edhe gurin më të çmuar. Lloji i bizhuterive që vesh varet edhe nga rasti edhe nga personi që e mban veshur. Prandaj mënyrat e kombinimit dhe të personalizimit të veshjes më një bizhuteri janë të larmishme.
Bizhuteritë janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur personalitetin e dikujt. Është dhurata perfekte për dikë që dashuroni, kështu që kjo mund të jetë zgjedhja juaj si dhuratë për shën valentin. Dhurata për të dashurën do jetë një zgjedhje e lehtë tek ne.
Njerëzit që mbajnë bizhuteri argjendi zakonisht kërkojnë diçka që duket klasike dhe elegante, por që ka edhe pak stil në të. Unazat e argjendta janë të shkëlqyera për njerëzit që duan të duken me klas, por nuk duan që unaza e tyre të jetë shumë e ndezur ose e ekzagjeruar. Stili minimalist dhe elegant në të njëjtën kohë është ajo cka përfaqëson kjo unazë.
Argjend 925 është një specifikim për bizhuteri të cilat kanë një përmbajtje të lartë të pastër argjendi. Një dhuratë që ju a bën zgjedhjen shumë të lehtë për raste të veçanta.
Reviews