Unazë Lule Kumbulle

Unazë Lule Kumbulle

900 L

Vetëm 1 stok

Unazë me dizajnin e një Lule Kumbulle e punuar në detaje, është një vepër e bukur arti…

SKU: 10338 Kategori: , , Etiketa: , ,

Informacion shtesë

Përmasa 60 mm

Unazë me dizajnin e një Lule Kumbulle e punuar në detaje, është një vepër e bukur arti… Ngjyrë rozë verore dhe e ëmbël me ndërthurjen e gurave rreth saj. Kjo unazë do të dukej shumë bukur në dorën e secilës vajzë. Ditët e ngrohta të pranverës po afrojnë dhe veshjet tona fillojnë të marrin më shumë ngjyra. Ju duhet patjetër një bizhuteri e tillë për të bërë të gjitha kombinimet që ju pëlqejnë. Një bizhuteri e bukur e frymëzuar nga natyra që ju jep një atmosferë klasike dhe freskuese.

Lulet e kumbullës lulëzojnë në fund të dimrit dhe me këtë quhen lajmëtarë të pranverës. Ata gjithashtu simbolizojnë këmbënguljen për shkak të mënyrës se si mund të lulëzojnë gjatë dimrit të ftohtë. Duke qenë se konsiderohen si lulja e parë e vitit, ato përfaqësojnë edhe pastërtinë dhe rinovimin.

Si një lajmëtar i pranverës dhe simbol i këmbënguljes dhe shpresës, kjo lule është e vendosur në qendër të kësaj unaze..e cila pret të mbahet veshur nga çdo zonjushë apo zonjë. Nëse je në kërkim të një dhurate për femrën e jetës suaj kjo unazë do të jetë një zgjedhje e sigurt. Një lule magjepsëse që ka vlerë të lartë. Prandaj, artizanët në përgjithësi janë frymëzuar nga bukuria dhe domethënia e saj duke punuar me dorë me dashuri një shumëllojshmëri bizhuterish argjendi.

Jeni duke kërkuar unazën perfekte dhe fine? The Giftery ka një kategori të plotë ku mund të gjeni bizhuteri në stil minimalist dhe tepër fine. Ju mund t’i përshtasni sipas personit të cilës dëshironi t’jua dhuroni. Mund të krijoni një dhuratë për të dashurën por gjithashtu mund të krijoni edhe një dhuratë për mamin. Pra, të gjithë mund të jenë të përfshirë dhe të ndihen të lumtur. Në fund të fundit kjo është ajo çka duam të arrijmë kur bëjmë një dhuratë.

Unazë për vajza në stil minimal. Unazë me gur rozë. Unazë minimale për një stil të thjesht dhe modern. Kjo unazë në formën e një lule kumbulle e cila lulëzon në pranverë do të sjellë shumë freski në pamjen tuaj. Jo vetëm forma e saj po edhe ngjyra do ti japi më shumë jetë veshjes suaj. Mund ta përdorësh në përditshmëri por edhe në mbrëmje. Natën do të shkëlqejë akoma dhe më shumë. Një unazë me shkëlqim duhet gjithmonë për të rënë në sy. Perfekte si dhuratë për përvjetor apo si dhuratë për ditëlindje. E dashura juaj do të mbetet shumë e kënaqur. Të gjitha femrave i pëlqejnë dhuratat me vlerë e sidomos kur ato janë aksesor zbukurues.

Kuptimi tradicional i unazës është veçanërisht i rëndësishëm për shumicën e grave që e mbajnë atë – ajo e mban atë si një simbol të dashurisë dhe besnikërisë së tyre të përjetshme ndaj partnerit të tyre. Në shumicën e rasteve, mbajtja e një unaze në gishtin e majtë të unazës simbolizon martesën. Unazat e fejesës dhe unazat e martesës vishen në gishtin e majtë dhe po ashtu edhe unazat premtuese. Një partner romantik jep unaza premtuese për të simbolizuar angazhimin dhe monogaminë.

Nëse doni të dini pse unazat bëjnë dhuratën perfekte, të renditura më poshtë janë disa arsye për ju;

  • Unazat lënë një përshtypje të gjatë tek dikush dhe gjithashtu kanë vlerë.
  • Unazat dërgojnë një mesazh personal.
  • Unazat mund të personalizohen sipas shijes së personit.
  • Unazat mund të jenë të përjetshme.
  • Janë dhurata perfekte për të dyja gjinitë.

Të gjitha bizhuteritë që do të porosisni te Gifi ju vijnë të paketuara. Secila prej tyre vendoset në pakon e saj e nëse doni një mbështjellje ekstra ne kemi paketimet tona të punuara me dorë. Mjafton të kryeni porosinë dhe për detajet e tjera mendojnë ne. Kujdesemi në çdo hap për të qënë të veçantë dhe unik në ditët tuaja më të rëndësishme.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Unazë Lule Kumbulle”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0