Çantë Shpine Termus (20L)

Ofertë!

Çantë Shpine Termus (20L)

Çmimi origjinal qe: 4,500 L.Çmimi i tanishëm është: 4,000 L.

Shumë e mirë për të mbajtur ujin dhe ushqimet të freskëta gjatë ditëve të nxehta. Praktike dhe shumë komode për ta marrë me vete kudo. Mund të futet në ambjentet ku nuk lejohet termusi pa problem fare.

SKU: 10017 Kategori: ,

Informacion shtesë

Përmasa 40 × 28 × 20 mm
Ngjyra

E zezë, E kuqe

Materiali

Oxford

Çantë shpine termike. Për ty që cdo fundjavë bën hiking, për ty që ushqimin në plazh e merr me vete, për ty që ke organizuar një piknik me familjen..etj. Kemi termusin e duhur për ty! Shumë e mirë për të mbajtur ujin dhe ushqimet të freskëta gjatë ditëve të nxehta. Praktike dhe shumë komode për ta marrë me vete kudo. Mund të futet në ambjentet ku nuk lejohet termusi pa problem fare sepse fakti që mbahet në shpinë e bën te duket si një çantë normale.

Një çantë termike është një lloj kontenieri transporti termalisht i izoluar në formën e një qese e cila mund të bartet, zakonisht e bërë me materiale termike izoluese dhe ndonjëherë nga xhel ftohës. Përdoret për të ruajtur temperaturën e përmbajtjes së saj, duke mbajtur të ftohtë ose të nxehta produktet që ne vendosim brenda saj.

A funksionojnë vërtet çantat termus?

Po, çantat termus në të vërtetë funksionojnë për të mbajtur ushqimin ose të nxehtë ose të ftohtë në varësi të periudhës që ju e përdorni. Nëse do të fusje ushqim të ngrohtë në një çantë termus dhe ta krahasosh atë me ushqimin e ngrohtë të lënë jashtë ose ushqimin e nxehtë të futur në një qese plastike ose letre, atëherë do të gjeje se ushqimi në çantë termus do të qëndronte më i nxehtë dhe për një periudhë kohe më gjatë. E njëjta gjë edhe për ti mbajtur produktet e freskëta gjatë verës.

Kur kërkon një ftohës termus, mund të jetë e vështirë të vendosësh nëse dëshiron të marrësh një në madhësi të vogël apo një të madhe. Sido që të jetë zgjedhja juaj ne ju ofrojmë disa mundësi dhe versione. Mjafon të shkoni në kategorinë e Çantë termus dhe të vendosni se cilën do të merrni. E mira është që ftohësit termik i kemi në dispozicion në madhësi të vogël, të mesme dhe të madhe.

Tani duam të ju prezantojmë një version relativisht të madh të këtyre termusëve që është pikërisht çanta e shpinës. E mira e këtij termusi ftohës është prakticiteti për tu mbajtur dhe për tu marrë kudo me vete. Jo vetëm që punën e kryen shumë mirë por duket shumë bukur edhe në pamje. Mund të përdoret lehtësisht edhe në ato vende ku termusi nuk lejohet pasi nuk bie aspak në sy.

Gjithashtu mund të jetë shumë e përshtatshme për djemtë të cilët e kanë pak me siklet të marrit të shumë gjërave me vete kur shkojnë në plazh. Kjo çantë shpine termus do të jetë zgjidhja juaj më efikase! Ide shumë e mirë për tu përdorur si termus edhe kur shkoni për peshkim. Orët e gjata të kaluara në peshkim kanë nevojë për diçka të ftohtë dhe ju keni mundësinë për ta patur në çdo moment falë çantës termike.

Përfitimi më i madh i të patur një çantë shpine termus është komoditeti që të jep në përdorim edhe kur jeni duke bërë ecje të gjata, vizita në një koopsht zoologjik etj.  Nuk të krijon bezdi dhe as nevojë për të kërkuar të blesh diçka pasi çdo gjë e ke me vete. Mbani mend, do të jetë edhe më e rëndësishme nëse keni fëmijë të vegjël pasi lodhen dhe i pihet ujë shumë më shpejt se të rriturit!

Një nga gjërat më të mira në lidhje me këto lloj ftohësish është se ato janë jashtëzakonisht universale. Pak a shumë çdokush mund ta përdorë atë pasi të gjithë kemi nevojë për ta patur në një moment të caktuar. Për shembull, një person mund ta përdorë një çantë ftohëse për të mbajtur drekën për punë ose shkollë, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë një cooler bag për gjueti, për peshkim, për plazh etj.  Madje mund të ketë edhe fëmijë ose prindër që e përdorin një të tillë për veprimtari sportive, kështu që është vërtet në gjendje të përdoret nga pothuajse kushdo.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Çantë Shpine Termus (20L)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0