Furçë Universale Pastrimi

Furçë Universale Pastrimi

1,000 L

Ka stok

Furçë pastrimi multifunksionale 5 në 1, praktike për të pastruar aksesorë dhe sipërfaqe të ndryshme qoftë në shtëpi apo në zyrë.

SKU: 10323 Kategori:

Informacion shtesë

Materiali

Plastik

Furçë pastrimi multifunksionale 5 në 1. Aksesorë tepër i nevojshëm në përditshmërinë e secilit prej nesh. Praktike për tu mbajtur qoftë në shtëpi apo në zyrë, e rëndësishme është që nuk kërkon shumë hapësirë. Mund të përdoret për të pastruar kufjet me bluetooth, tastierën etj

E keni menduar më parë se si ta pastroni tastierën e kompjuterit tuaj pa shumë mundim? Pastrim i tasteve deri në thellësi? Ju paraqesim produktin më të ri i cili do ja u bëj jetën më të thjeshtë. Një nga pjesët përbërëse të furçës është kapësja që shërben për të hequr lehtësisht kapakun e tastierës dhe për ta pastruar atë më në thellësi. Jo gjithmonë e kemi të lehtë për ta kryer si veprim prandaj kapësja na jep mundësinë të pastrojmë lehtësisht. Ndërkohë për të kryer pastrimin e përhershëm sipërfaqësor mund të përdorim pjesën më fije të holla të furçës. Fijet janë najlon, mjaftueshëm të gjata e të dendura dhe e fshijnë shumë mirë pluhurin dhe çdo papastërti tjetër. Pastruese shumë e mirë e sugjeruar për ambjente zyre.

Pastrimi i kufjeve është një çështje tjetër e cila në të vërtet na shqetëson të gjithëve. E keni parasysh dyllin që krijohet në kufje? Tani nuk do të jetë më një problem pasi do të keni mundësinë ta pastroni në thellësi me anë të një gishtëze metalike e cila është pjesë e setit. Kjo gishtëz është e hollë dhe ka fortësinë e duhur për të pastruar të gjitha papastërtitë që mund të gjendjen aty. Furça e vogël me qime të dendura pastron papastërtitë në vrimën e daljes së zërit të kufjes e nëse doni të pastroni kapakun e kufjeve duhet të përdorni pjesën sfungjerore me kokë të rrumbullakët. Materiali dhe forma që ka kjo pjesë bën të mundur pastrimin edhe në cepat e kapakut të kufjeve apo të një aksesori tjetër që do të keni në duar në ato momente.

Për të përmbledhur të gjitha pjesët që përbëjnë këtë furçë universale pastrimi po i listojmë më poshtë:

  • Furça me fije të gjata e të holla
  • Furça me fije të shkurtra e të dendura
  • Kapëse tastesh
  • Gishtëz metalike
  • Sfungjer

Mjet pastrimi tepër efikas dhe i nevojshëm. Kjo furçë kryen funksione pastrimi të ndryshme me anë të pesë aksesorëve përbërës që ka. Nuk do të keni aspak vështirësi për ta zbërthyer dhe për ta montuar furçën si një e tërë. Gjithashtu çmimi është tepër i arsyeshëm dhe i përballueshëm nga të gjithë. Pra, qëllimi e justifikon mjetin. Nëse jeni duke kërkuar mjete pastrimi me shumë funksione ky është një nga ato produkte që nuk duhet humbur absolutisht.

Material me cilësi të lartë, miqësor ndaj mjedisit dhe rezistent. Strukturë e fortë dhe qëndrueshmëri e mirë, e thjeshtë dhe praktike. Produkte të tilla ju mund ti përdorni fare mirë vete por mund të jenë një ide e mirë edhe për dhuratë. Nëse doni ti jepni një mesazh kolegut të zyrës mbi pastërtinë ja tek e keni sugjerimin tonë. Dhuratë zbavitëse apo jo?

Një mendim i mirë si dhuratë mund të jetë edhe për një person që punon si sanitare. Të jeni të sigurt që do i krijoni lehtësi në pastrimin e tryezave dhe tastierave në një zyrë pune. Sigurisht që mund të përdoret edhe për shumë e shumë gjëra të tjera gjatë përditshmërisë.

Giftery është special dhe konkurues në llojin e tij. Suksesi absolut është për shkak të produkteve të ndryshme që janë risi në treg. Si një dyqan dhuratash ne do të jemi gjithmonë këtu të parët për të sjellë proukte nga më të ndryshmet dhe uniket. Mendimi juaj i parë për çdo rast jemi ne. The Giftery, dyqani i preferuar për të gjitha grupmoshat.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Furçë Universale Pastrimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0