Kub Megaminx

Kub Megaminx

2,500 L

Vetëm 1 stok

Kubi Megaminx, loja e preferuar për fëmijë e të rritur!

Lojë shpejtësie, që mund të jetë një hobi e huaja apo thjesht një dëshirë për të kryer një sfidë me veten.

SKU: 10326 Kategori: , , ,

Informacion shtesë

Kub Megaminx, loja e preferuar për fëmijë e të rritur! Lojë shpejtësie, që mund të jetë një hobi e huaja apo thjesht një dëshirë për të kryer një sfidë me veten. Ju mund të arrini rekordin e radhës me anë të zgjidhjes së këtij kubi. Mund të jetë e vështirë por aspak e pamundur. Mes nesh mund të gjendet një gjeni! Nëse jeni kurioz për ta provuar është momenti i duhur për të bërë tuajin një kub megaminx. Edhe si një ide dhurate është vërtet interesante.

Megaminx ose dodekaedri magjik u shpik njëkohësisht nga disa njerëz dhe u prodhua nga disa fabrika me dallime të vogla midis versioneve të ndryshme. Më pas, Uwe Mèffert mori të drejtat për të shitur këtë enigmë, dhe ajo është ende në shitje me emrin Megaminx. Një enigmë shumë e ngjashme, ndryshimi i vetëm i të cilit nga Megaminx është proporcioni i pjesëve, është Supernova Hungareze, e shpikur nga Cristoph Bandeloë. Kjo enigmë u prodhua i pari, i ndjekur menjëherë nga Megaminx.

Zgjidhja e një kubi do ta mbajë trurin tuaj aktiv, i cili nga ana tjetër do të mbajë në formë funksionet njohëse të mendjes suaj. Zgjidhja e një kubi Rubik apo e një kubi Megaminx ndihmon për të mbajtur mendjen të mprehtë. Nëse jeni të shpejtë, kjo do të ndihmojë në rritjen e reflekseve tuaja.

Studimet tregojnë se zhdërvjelltësia e gishtave është e nevojshme për të mbetur aktiv gjatë pleqërisë. Aftësitë e përmirësuara motorike mund të rrisin gjithashtu aftësitë neuropsikologjike. Që do të thotë se, kubet e ndryshme që do të përdorni do të rrisin aftësitë tuaja njohëse sot, por gjithashtu do t’ju mbajë mendërisht aktiv për vitet në vijim.

Ide dhurate për djem dhe vajza të çfarëdolloj grupmoshe. Nëse doni të bëni dhurata të cilat quhen lojëra intelingjence jeni në rrugën e duhur. Të mirat që sjell realizimi dhe zgjidhja e puzzle në formën e kubit janë të shumta. Megaminx është një lojë shumë argëtuese dhe ndihmuese. Ajo lejon dhe bën të mundur që njohja jonë e ngjyrave të përmirësohet. Gjithashtu këndi i kërkuar i rrotullimit është vetëm 72 gradë.

Fëmijët padyshim bëhen më të zgjuar me zgjidhjen e kubit dhe kjo zhvillon aftësitë e tyre njohëse. Luajtja/zgjidhja e kubeve rrit aftësinë e fëmijëve për të punuar nën presion. Jo vetëm që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve por gjithashtu mund t’i ndihmojë ata të përballojnë situatat me durim. E njëjta gjë vlen edhe për personat e rritur. Fokusi dhe përqëndrimi që ata duhet të kenë gjatë lojës do të jetë në nivele tepër të larta dhe kjo gjë do t’i ndihmojë ata edhe në vazhdimësi.

Kubi megaminx përbëhet nga 11 pjesë të parregullta në secilën fytyrë (1 qendër, 5 skaje dhe 5 qoshe) për gjithsej 12 qendra, 30 skaje dhe 20 qoshe. Megaminx ekziston në dy versione, ai me 6 ngjyra, në të cilin fytyrat e kundërta kanë të njëjtën ngjyrë dhe ai me 12 ngjyra, në të cilin të gjitha fytyrat kanë ngjyra të ndryshme. Megaminx mund të marrë qindra pozicione të ndryshme. Këto dhe shumë versione të tjera tanimë do të keni mundësinë për t’i gjetur këtu tek Giftery.

Nga Megaminx kanë lindur format e reja si Kilominx (ose Floëerminx), Holey Megaminx (e barabartë me Megaminx por pa pjesët qendrore si Kubi Void në krahasim me kubin standard), Gigaminx, Teraminx etj.

Për të arritur plotësimin e kubit meganmix kërkon kohë dhe durim. Ndër vite shumë persona kanë arritur rekorde gjatë zgjidhjes së kësaj enigme. Personi i parë ka arritur ta kryej për 2h:12min:82sek në vitin 2003. Sigurisht që është pasuar nga të tjerë të cilët kanë mundur të ja dalin në më pak kohë. Më e fundit është në vitin 2019 dhe rekordi i arritur  është për 27min22sek. Sfidoje edhe ti veten tani!

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Kub Megaminx”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0