Kuti Muzike Sailor Moon

Kuti Muzike Sailor Moon

1,200 L

Kuti Muzike e personalizuar me personazhin tuaj të preferuar ‘Sailor Moon’.

Pjesë e setit të produkteve Gifi Box “Sailor Moon”.

Informacion shtesë

Përmasa 65 × 50 × 40 mm
Ngjyra

E bardhë, Rozë

Materiali

Dru

Kuti druri e personalizuar me imazhin dhe tingujt muzikor të ‘Sailor Moon’. Secila nga vajzat ka patur një superfuqi dhe në këtë kuti ne ju sjellim fuqinë e hënës. Franshiza është ideja e Naoko Takeuchi, e cila për herë të parë publikoj Sailor Moon në 1991 përpara se të zgjidhej si anime në 1992. Prej andej, Sailor Moon shpërtheu drejt suksesit mbarëbotëror dhe tani konsiderohet nga shumë njerëz, si Teen Vogue duke qënë në këtë mënyrë një ekskluzivitet ikone feministe. Mendo se cila nga mikeshat e tua do ta donte këtë si dhuratë. Kuti Muzike Sailor Moon ndodhet në dyqanin e dhuratave Gifi.

Vajzat e hënës kanë qënë të dashura në shumë breza dhe vazhdojnë ende edhe sot të jenë shumë të pëlqyera. Mund të keni kujtime shumë të bukura me shoqen tuaj të fëmijërisë dhe secila prej jush të jetë e identifikuar me një nga luftëtaret e hënës. Nëse tani po kërkon dhuratë për shoqen e fëmijërisë me luftëtaren e hënës ne jemi këtu për të të ndihmuar.

Gifi operon si një dyqan online dhe ju mund të porosisni nëpërmjet rrjeteve tona social si edhe faqes së website. Në kategorinë e kutive të muzikës ju do të gjeni një sërë modelesh nga të cilat keni mundësi të zgjidhni. Të gjithë do ta gjeni veten të paktën në njërën prej tyre. Produktet janë njëlloj si në foto por nëse dëshironi të dini më shumë rreth tyre mjafton të lexoni përshkrimin si edhe mund të na shkruani për detaje të tjera.

Protagonistja e serialit Sailor Moon është një vajzë 14 vjeçare që quhet Serena ose siç e quajnë në Tokë Sabrina. Sabrina është një vajzë hutaqe , e shkujdesur por shumë e dashur dhe e bukur. Ajo takon një mace që flet, Luna e cila i tregon për identitetin e saj si Sailor Moon, një luftëtare që është e destinuar të shpëtojë Tokën nga forcat e së keqes. Detyra e saj është që të gjejë princeshën e hënës. Gjatë rrugëtimit ajo takon luftëtaret e tjera Amy, Raye, Lita, Mina, Rini si dhe Njeriun me Maskë, dashurinë e saj të vërtetë. Në rrugëtimin e saj ajo zbulon se është princesha e hënës po gjithashtu edhe luftëtaret e tjera janë princesha të planeteve të tyre. Rini është vajza e saj dhe e Njeriut me maskë në të ardhmen.

Në Shqipëri ky serial u transmetua përmes kanalit televiziv për fëmijë Bang Bang dhe ka qënë një fiksim I të gjithë fëmijëve të asaj kohe. Në ditët e sotme është më e lehtë për të parë personazhet e Sailor moon. Madje tanimë keni sailor moon si dhuratë. E kush do ta kishte menduar që do të realizohej në një mënyrë kaq të bukur.. Kuti muzike e personalizuar me imazhin e skalitur të luftëtares së hënës. Dhuratë për vajzën e vogël që pëlqen sailor moon ose për vajzën e rritur që e ka të preferuar. Kjo kuti muzike është e gjitha prej druri dhe e punuar detajisht për të nxjerrë në pah të gjitha kryesore të animes.

Kuti muzike me Sailor Moon mund ta gjeni në ngjyra ndryshme. Të përshtatshme si dhuratë për ditëlindje, dhuratë për 1 Qershor, dhuratë për miken e ngushtë etj. Më e veçanta e kësaj kutie janë tingujt muzikor që mund të dëgjoni teksa do të luani mekanikisht çelësin përkatës. Emocionet ndiihen ende më të gjalla kur shijohet muzika e sailor moon. Të gjitha kujtimet e kaluara do të jenë në memorien tuaj gjatë atyre çasteve.

Për më shumë produkte me Sailor moon mjafton të shfletoni faqen tonë online. Një gjë është e sigurt që do të mbeteni të suprizuar nga ajo që do të shikoni. Ju ftojmë të klikoni këtu.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Kuti Muzike Sailor Moon”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0