Set Lugë / Pirun / Chopsticks

Set Lugë / Pirun / Chopsticks

1,000 L

Set Lugë, Pirun, Chopsticks janë tre aksesorët e kuzhinës më të nevojshëm për tu përdorur nga ju në kamping, udhëtime, zyrë, shkollë etj.

SKU: 10046 Kategori:

Informacion shtesë

Përmasa 230 mm
Ngjyra

E zezë, Jeshile, E hirtë

Set Lugë, Pirun, Chopsticks janë tre aksesorët e kuzhinës më të nevojshëm për tu përdorur nga ju në kamping, zyrë dhe shkollë. Paketimi i tyre është jo vetëm praktik por edhe i bukur. I përshtatshëm për tu mbajtur gjithnjë me vete duke ju lehtësuar sadopak jetën.

Nëse keni qënë qoftë edhe një herë të vetme në kamping e dini mirë se sa e rëndësishme është që të kesh me vete të gjithë mjetet e nevojshme. E nëse i përkisni atij grupi njerëzish që ka eksperiencë në kamping duhet të porosisni menjëherë këtë set. Set i plotë i cili përmban lugë, pirua dhe shkopinjt kinez. Këtë të fundit mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

Kampingu është një mënyrë e shkëlqyer për të dalë jashtë së përditshmes me familjen dhe miqtë apo edhe vetëm. Ju mund të shkoni në kamping me tendën tuaj duke qëndruar në shumë zona shtetërore dhe kombëtare, por gjithashtu edhe në kampe private.

Pse janë të rëndësishme një pirun dhe një lugë për tu marrë gjithnjë me vete? Në thelb mund të marrësh çdo gjë me një lugë; prandaj, një larmi më e madhe ushqimesh mund të hahet fizikisht me lugë dhe jo me pirun. Për shkak se pirunët kanë dhëmbëza, kjo eliminon shumë lloje ushqimesh që janë të përshtatshme për përdorimin e tij, si supa ose kosi. Kështu që të dyja janë shumë të nevojshme dhe plotësuese të njëra tjetrës.

Ndërsa jeni duke u bërë gati, përdorni një listë paraprake me mjetet më të nevojshëm të kampingut për t’u siguruar që të mos harroni asgjë të rëndësishme dhe të siguroheni që të rezervoni gjërat që ju nevojiten. Sigurisht asnjëherë nuk duhet të harroni aksesorët e duhur për tu ushqyer. Ky set që po ju paraqesim është tepër komod. Vjen sëbashku me paketimin e tij pa ju zënë shumë vende. Në pjesën e brendshme janë të vendosur luga, piruni dhe chopsticks në një bazament e hapësira i cili nuk i lejon të levizin nga vendi i tyre.

Një alternativë tjetër po kaq e rëndësishme për të vendosur në përdorim këtë set është për të marrë ushqimin në zyrë apo në shkollë. Material cilësor dhe tepër higjienik. Në këtë mënyrë ju do të eliminoni përdorimin e përditshëm të plastikës. Kjo gjë mund të ju ndihmoj edhe për të edukuar fëmijët tuaj për të përdorur mjete të sigurta për shëndetin e tyre.

Jeni duke kërkuar një komplet me lugë dhe piruni për kutinë tuaj të ushqimit. Seti chopsticks,  pirun dhe lugë prej çeliku inoks të cilësisë ushqimore, dizajni i mjeshtërisë është i shkëlqyeshëm, i lehtë për t’u pastruar mund ti gjeni tanimë këtu.

Giftery është special dhe konkurues në llojin e tij. Suksesi absolut është për shkak të produkteve të ndryshme që janë risi në treg. Gjithmonë do të jemi këtu për të sjellë dhurata nga më të ndryshmet dhe uniket. Mendimi juaj i parë për cdo rast jemi ne. The Giftery, dyqani i preferuar për të gjitha grupmoshat.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Set Lugë / Pirun / Chopsticks”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0