Kuti Muzike The Beatles

Kuti Muzike The Beatles

1,200 L

Vetëm 1 stok

The Beatles kanë sjellë hite të mëdha që dëgjohen në mbarë botën dhe pas tyre ka fansa të çmendur.

Për të gjithë këta njerëz nuk do të kishte gjë më të bukur sesa një dhuratë e personalizuar me bandën.

Informacion shtesë

Materiali

Dru

Ngjyra

E zezë

‘Let it be’ është një lloj himni që pothuajse të gjithë brezat e njohin. The Beatles kanë sjellë hite të mëdha që dëgjohen në mbarë botën dhe pas tyre ka fansa të çmendur. Muzika e tyre shijohet nga fëmijë e të rritur. Për të gjithë këta njerëz nuk do të kishte gjë më të bukur sesa një dhuratë e personalizuar me grupin The Beatles.

E tillë është edhe kjo kuti muzike druri. E personalizuar në çdo detaj, si në pjesën e gdhendjes ashtu edhe në tingujt muzikor. Gdhendja në dru është e bërë edhe në pjesën e jashtme edhe në atë të brendshme. Mund të jetë një aksesor dekorues druri tepër unik për ambjentin tuaj. Sidomos nëse në shtëpinë tuaj keni një kënd të dedikuar produkteve vintage, këto ngjyra do ti shkonin pafund shumë.

Një kuti muzike nuk është thjesht një dhuratë. Ajo përcjell emocion dhe ndjenja tek personi të cilit i dhurohet. Këto kuti druri janë dhurata me dedikim sepse zgjedhja e produktit lidhet ngushtë me të dyja palët. Ti mund të dedikosh fjalët më të ëmbla të dashurisë më anë të një kutie muzike. Shembuj të tillë mund të shihni këtu. Por, ndërkohë mund të jetë një dhuratë e personalizuar siç është në këtë rast me grupin muzikor The Beatles. Mendimi juaj në këtë rast do të vlerësohet dyfish.

Melodi e bukur,  skalitje perfekte, dhuratë e madhe për fëmijën ose miqtë tuaj. Kjo kuti shërben edhe si një pjesë e shkëlqyer bisede mes miqsh. Dhurata më e mirë për familjen tuaj apo për fansat e Bitëllsave.

Kjo kuti me muzikën e The Beatles mund të jetë dhurata perfekte për përvjetor. Kënga e dashurisë Let it Be nuk mund të personalizohet më mirë se sa kaq. Kujtim i cili do ti rezistoj kohës ndër vite dhe do të jetë gjithmonë aty për të ju kujtuar momentet e lumtura të dashurisë. Kurorëzoni dashurinë tuaj duke bërë dhuratat e duhura të cilat ndonjëherë mund të jetë të vogla por me një vlerë shumë të madhe.

Beatles ishin një grup anglez rock, i formuar në Liverpool në vitin 1960, që përfshinte John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr. Ato konsiderohen si banda më me ndikim e të gjitha kohërave dhe ishin integrale në zhvillimin e kundërkulturës së viteve 1960 dhe njohjen e muzikës popullore si një formë arti. Bazuar në skiffle, beat dhe 1950 rock and roll, zëri i tyre përfshinte elemente të muzikës klasike dhe pop tradicional në mënyra inovative; Grupi më vonë eksploroi stilet muzikore duke filluar nga baladat dhe muzika indiane deri në psychedelia dhe hard rock.

Të udhëhequr nga kompozitorët kryesorë Lennon dhe McCartney, Beatles evoluuan nga grupi i mëparshëm i Lennon, Quarrymen, dhe ndërtuan reputacionin e tyre duke luajtur klube në Liverpool dhe Hamburg gjatë tre viteve nga viti 1960, fillimisht me Stuart Sutcliffe duke luajtur bas. Treshja kryesore e Lennon, McCartney dhe Harrison, së bashku që nga viti 1958, kaluan përmes një sërë bateristësh, duke përfshirë Pete Best, para se të kërkonin Starr për t’u bashkuar me ta në vitin 1962.

Ide dhuratash të personalizuara me Bitëlls ju mund të keni pafund por kur shikoni një produkt të gatshëm mund të jetë më e thjeshtë për ju. Sidomos në një rast të tillë që një kuti me muzikë lidhet idealisht me bandën. Kur përmendin dhuratë mendja menjëherë na shkon vetëm kur blejmë për persona të dytë dhe të tretë. Por jo, nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu sepse edhe ti që je një fans I bitëlls meriton ti bësh vetes një dhuratë të tillë. Do argëtohesh shumë kur ta kesh në duar.

Proçesi i lëvizjes së mekanizmit i cili vendos telat e muzikës në punë shijon shumë. E teksa jeni duke parë me vëmendje skalitjen do të jeni edhe duke shijuar muzikën. Nëse je duke e vizualizuar këtë moment teksa po lexon mos u mendo më gjatë por bëj porosinë tënde tani!

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Kuti Muzike The Beatles”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0