Vathë Argjendi 925

Vathë Argjendi 925

1,100 L

Vathë Argjendi 925 në stil minimalist dhe elegant. Qershi, Chupa chups, Muzikë…

Tre forma të ndryshme të përshtatshme me personalitetin e cdo vajze.

Informacion shtesë

Materiali

Argjend

Vathë argjendi 925 në tre forma të ndryshme duke u përshtatur në këtë mënyrë edhe me personalitete të ndryshme. Dizajne tepër  elegante të ndërthurur me forma, gur dhe gdhendje. Qershi, muzikë dhe chupa chups janë kombinimet të cilat do të dukeshin bukur te secila vajzë. Stili i tyre po aq sa është minimal është edhe modern. Këto vathë argjendi do të ishin një dhuratë ideale për motrën tuaj, mikeshën tuaj, të dashurën tuaj.

Jam e sigurt që vathët Cherry do ju sjellin në mendje menjëherë në mendje personazhin publik Dea Michelle, e cila simbolizohet me këtë shenjë. Ndërkohë chupa chups është një kujtim i ëmbël fëmijërie dhe si dhuratë për shoqen do të ishte zgjedhja e duhur. Së fundmi në një vesh celësi Sol dhe në tjetrin një kitare. Ti mund të jesh një studente e arteve apo të kesh mikeshën tënde të ngushtë muzikante dhe je duke kërkuar për një dhuratë të vogël por me vlerë. Këta vathë do të bënin diferencën dhe do të ishin gjithnjë që kujtim tepër i bukur.

 

Epo, nëse po kërkoni për bizhuteritët më të mira për vajza, atëherë ne kemi disa përgjigje për ju. Mjafton të hulumtoni pak në faqen tonë dhe do të shihni një sërë unazash, varësesh apo edhe sete të plota bizhuterish për vajza. Duke i parë të gjitha do ta keni edhe më të lehtë përzgjedhjen dhe përshtatjen me shijen e personit që do të ja dhuroni. Të gjithë kanë një shije të ndryshme në bizhuteri dhe stilin e tyre.

 

Thonë që diamantet janë miku më i mirë i një vajze, por unazat e bukura, vathët, byzylykët fine dhe të thjeshta argjendi mund ta bëjnë atë të ndihet po aq e veçantë sa të mbante në duar edhe gurin më të çmuar. Lloji i bizhuterive që vesh varet edhe nga rasti edhe nga personi që e mban veshur. Prandaj mënyrat e kombinimit dhe të personalizimit të veshjes më një bizhuteri janë të larmishme.

 

Bizhuteritë janë një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur personalitetin e dikujt. Është dhurata perfekte për dikë që dashuroni, kështu që kjo mund të jetë zgjedhja juaj si dhuratë për shën valentin. Dhurata për të dashurën do jetë një zgjedhje e lehtë tek ne.

 

Njerëzit që mbajnë bizhuteri argjendi zakonisht kërkojnë diçka që duket klasike dhe elegante, por që ka edhe pak stil në të. Unazat e argjendta janë të shkëlqyera për njerëzit që duan të duken me klas, por nuk duan që unaza e tyre të jetë shumë e ndezur ose e ekzagjeruar. Stili minimalist dhe elegant në të njëjtën kohë është ajo cka përfaqësojnë këta vathë.

 

Argjend 925 është një specifikim për bizhuteri të cilat kanë një përmbajtje të lartë të pastër argjendi. Një dhuratë që ju a bën zgjedhjen shumë të lehtë për raste të veçanta.

Reviews

Bëhuni i pari që shqyrton “Vathë Argjendi 925”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0